DURRËS, 6 TETOR 2014 – Një aksident masiv ka ndodhur gjatë pasdites së të dielës në Greqi.
Në aksident janë përfshirë plot 35 automjete.
Për momentin raportohet se në aksident kanë gjetur vdekjen katër persona.
Mësohet se një grua është djegur e gjallë.
Ndërkohë, në aksident kanë mbetur të plagosur edhe 22 persona.
Aksidenti ndodhi në rrugën ‘Egnatia’ në Greqi, pranë nyjes që lidh qytetin e Verias me Selanikun.
/marrë nga gazeta “Dita”/





