5 tetor 2014 – "The Sun of Sunday" shkruan se Mario Balotelli e ka tashmë një të dashur të re. Sipas gazetës angleze, sulmuesi i Liverpool është në një lidhje me modelen e veshjeve intime Tabby Brown, me të cilën ka patur edhe një lidhje të mëparshme kur luante për Manchester City-n.

Brown ka folur për lidhjen me SuperMarion duke shpjeguar edhe arsyet pse ishin ndarë më parë ku një prej të cilave ishte edhe fëmija që Balotelli kishte me një femër tjetër.