5 tetor 2014– Bashkëshorti i aktores së njohur turke Beren Saat, e njohur për publikun shqiptar për rolin e Bihterit, është një ndër këngëtarët më të paguar të Turqisë.

Por Kenan Doğulu nuk është i famshëm vetëm për publikun turk, përkundrazi ai njihet gjerësisht edhe në Azerbajxhan, nga ku ka dhënë një koncert madhështor në Baku.

Mediat turke raportojnë se këngëtari ka kënduar në Crystal Hall, vend ku u zhvillua edhe Eurovisioni, si dhe ku kanë kënduar divat e muzikës botërore, Beyonce, Shakira, Jennifer Lopez, apo Rihanna dhe padiksutim që salla gjigande ka qenë e tejmbushur, njësoj si në koncertet e divave.

Në koncert është vënë re mungesa e bashkëshortes së tij, aktores Beren Saat.