5 tetor 2014 – Çdo ditë e më shumë po vihet në pikëpyetje siguria e telefonave smartphone apo ndryshe e telefonave të zgjuar.
Pas skandaleve të fundit, ku disa personazheve të njohura të shoëbizzit iu publikuan foto tepër intime që i mbanin në telefonin e tyre, vjen një tjetër kërcënim, ai i gjetjes së numrave të telefonit.
Një inxhinier kompjuterash ka shpjeguar se ekizstojnë edhe praktika për gjetjen e numrave të telefonit nëpërjmet disa ëebsit-eve “nëntokësore”, pra faqeve të fshehura që nuk dalin në kërkimet normale të Google-it.
Sigurisht që çdo gjë e ka një çmim, e të gjesh numrin e disa prej femrave më të lakmuara, padiskutim që fatura është e lartë. Kështu, për prezantuesen e njohur italiane Maria De Filippi për t’i gjetur numrin kushton 900 Euro, ndërsa numrin e bukuroshes argjentinase, Belen Rodriguez mund ta gjesh për 100 euro. Por duhet theksuar se, çmimet ndryshojnë çdo ditë, e fatura për Belen mund të ngrihet shumë shpejt.
Pavarësisht se është kaq e thjesht dhe kuleta mund t’jua lejojë të keni numrin e femrave seksi, kini parasysh se kjo është një praktikë e paligjshme.





