Tiranë, 5 tetor 2014 – Një lapidar është shfaqur brenda një lokali, gjatë aksionit të INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, për lirimin e hapësirave publike.
Lapidari është zbuluar pas prishjes së një objekti dy katësh që shërbente si lokal qoftesh dhe bastesh. Foto është publikuar në rrjetin social Twitter nga kryeministri Edi Rama.
Ai shkruan “dy kate pa leje lokal qoftesh e bastesh mbi shesh e trotuar dhe megjithë lapidar brenda mu në mes të Tiranës!”
Lokali gjendej në rrugën Mine Peza në Tiranë përballë me Komisariatin nr 3 të policisë.





