DURRËS, 5 tetor 2014– Kanceri i gjirit prek 1 në 10 gra. Është tumori më i shpeshtë që provokon rrezik serioz ndaj jetës së çdo zonje. Gratë mbi 50 vjeç janë më të prirura ndaj kësaj sëmundjeje krahasuar me ato under 30. Sfida kryesore është sensibilizimi i grave mbi rëndësinë e parandalimit si hapi primar i mposhtjes së sëmundjes.
Për këtë arsye, prej disa vitesh muaji i tetorit është përzgjedhur si simbol i luftës kundër kancerit, falë një fushate informuese të ideuar nga Lilt, (Liga italiane në luftën kundër tumoreve). Kjo traditë më shumë se 20-vjeçare është pjesë e universit femëror të 70 vendeve të botës.
E rëndësishme është se të gjitha gratë duhet të binden se kanceri i gjirit mund të parandalohet dhe të kurohet përpara se të jetë tepër vonë. Eveline Lauder ishte kumbara e fushatës “Fjongo rozë” (pink ribbon) të ideuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1993, dhe kishte si qëllim sensibilizimin e grave në kryerjen e analizave të rregullta për të diagnostikuar sa më shpejt sëmundjen. Fjongo rozë edhe sot e kësaj dite simbolizon kërkimet e vazhdueshme kundër kësaj sëmundjeje.
/g.r.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





