5 tetor 2014– Këngëtari Shpat Kasapi duket se është një mysliman i devotshëm, pasi asnjëherë nuk harron të urojë miqtë në çdo rast feste.
Në rrjetin e tij social Facebook, ai është shprehur: “Gëzuar Kurban Bajramin! Qoftë një vit i mbarë me plot harmoni, dashuri dhe përkushtim ndaj Zotit. Allahu qoftë me ju dhe familjen tuaj! Gëzuar nga Shpati dhe familja”.
Besimi në Zot për këngëtarin në fjalë është i shenjtë, ndaj nuk heziton që të urojë begati për të gjithë ata që sot festojnë Kurban Bajramin.





