DURRËS, 5 tetor 2014– Profesioni i mësuesit nderohet kudo në botë. Në kalendarin e eventeve të shpallura nga UNESCO, një datë simbolike është dhe 5 tetori, në të cilën përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit, analoge me Festën e 7 Marsit në Shqipëri. Që nga viti 1994, qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre (mësuesve).
Dita Botërore e Mësuesit paraqet një shenjë të rëndësishme të ndërgjegjësimit, të të kuptuarit dhe të vlerësimit që shfaqet për kontributin vital që mësuesit i dhurojnë arsimit e zhvillimit të shoqërisë ndër vite.
/g.b.r. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





