Itali, 4 tetor 2014 – Policië të veshur civilë arrestuan Arben Musajin i datëlindjes 1968, banues në qytezën e Kartocetos (Cartoceto) të Provincës së Pesaros.

Musaj u arrestua në qytetin e Fanos, po  në provincën e Pesaros, sepse ishte dënuar nga Gjykata e Kasacionit me vendim të formës së prerë me 5 vjet e 4 muaj burg për përdhunim.

Arbeni kishte precedentë të mëparshëm për drogë në Itali dhe konsiderohej si element kriminal i rrezikshëm në gjithë Provincën e Pesaros.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/