Tiranë, 4 tetor 2014 – Çifti i radhës nga selia rozë, që e kurorëzoi dashurinë e tyre sot, është ai i deputetëve Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka.

Deputetja e PS-së, Xhaçka, e zgjedhur në qarkun e Korçës dhe deputeti socialist Gaçi, i zgjedhur në qarkun e Tiranës, i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit sot në Kalanë e Petrelës.

Dasma ka filluar në orën 17:30 të ditës së sotme, e shtunë 4 tetor. I pranishëm ka qënë edhe Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten Linda, që kanë mbërritur në ceremoni në orën 18:00.

Në mes të të ftuarve , përveç Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij, kanë qënë dhe deputetë, ministra dhe bashkëpunëtorë të çiftit. Dasma ka vazhduar më pas në një lokal të një miku të Gaçit.

Siç duket dhe nga fotot, organizimi ka qënë i përkryer, ndërkohë që nusja, deputetja Olta Xhaçka, ka shkëlqyer në fustanin e bardhë të nusërisë në ditën e saj më të veçantë.

Ftesa e dasmës

Një prej ftesave të cilat janë shpërndarë nga çifti edhe në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

“Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ceremoninë e kurorëzimit të lidhjes së tyre në martesë” shkruhet në ftesën që çifti u ka shpërndarë miqve me të cilët do të ndajë momentet e kësaj dite të bukur.

Ceremonia e kurorëzimit u zhvillua pasditen e të shtunës në një restorant në Petrelë të Tiranës.

/Ora news/