DURRËS,  2  tetor 2014–  Nw Siri, të paktën 39 persona, 30 prej të cilëve fëmijë humbën jetën pas një atentati të dyfishtë që goditi një lagje në qytetin sirian të Homsit, sipas një bilanci të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH). 

“Fëmijët e vdekur janë të moshës gjashtë dhe nëntë vjeç”, theksoi guvernatori i Homsit. Bëhet fjalë për një prej bilanceve më të rënda përsa i përket vdekjes së fëmijëve që prej fillimit të konfliktit sirian, tre vjet më parë. 

Sulmi kimik kundër Gutas Lindore pranë Damaskut në vitin 2013 shkaktoi vdekjen e dhjetëra fëmijëve, ndërkohë që 49 fëmijë mes 100 personave humbën jetën në masakrën e Hulas në provincën e Homsit. 

”Atentati i dyfishtë, njëri prej të cilëve kryer nga një kamikaz ka goditur një shkollë në Akrama, lagje me shumicë alauite të qytetit të tretë në Siri”, sipas OSDH-së.

/marrë nga BalkanWeb/