DURRËS, 2 tetor 2014 – Në kryeqytet vijon prej disa ditësh aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama thekson se aksioni i INUK vijon çdo natë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që ngrenë zërin.
“Operacioni i çlirimit të trotuareve e hapësirave të përbashkëta vijon përnatë në ndihmë të qytetarëve që ngrenë zërin.”- shkruan kryeministri në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”.
Kryeministri Rama e ilustron edhe me foto aksionin e INUK që vazhdon punën për pastrimin e rrugëve të kryeqytetit.
Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur që ditën e hënë aksionin në kryeqytet për prishjen e rreth 600 objekteve të ndërtuara pa leje në rrugët e Tiranës dhe paralajmëron se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
/BalkanWeb/





