Itali, 1 tetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Verbanias në Rajonin e Piemontit në kuadrin e operacionit “Telepass 2” ekzekutuan 5 urdhra arresti për një bandë hajdutësh shqiptarë. Banda përbëhej nga 9 të arrestuar në Operacionet “Telepass” dhe “Telepass 2”, dhe 13 të ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Kjo bandë ka kryer të paktën 8 vjedhje banesash dhe aktivitetesh tregtare.

Në 30 shtator 2014 u arrestuan:

  1. Emiljan Taro, i datëlindjes 16 dhjetor 1990
  2. Petrit Shafloqi, i datëlindjes 10 korrik 1989
  3. Alfred Ndoji i datëlindjes 15 mars 1993
  4. Eneo Shafloqi, i datëlindjes 20 dhjetor 1989 9 në burg që në 1 gusht 2014
  5. Blerdi Lekaj, i datëlindjes 3 dhjetor 1990 në burg që në 1 gusht 2014

Në operacionin “Telepass” të finalizuar në 1 gusht 2014 u arrestuan si pjesëtarë të kësaj bande hajdutësh edhe:

Makled Çuni, Bardh Gjini, Anton Nezha, Arben Pirolli, Romeo Pula si edhe Eneo Shafloqi me Blerdi Lekajn

Të arrestuarit në të dy operacionet u dërguan në Burgun San Vittore në Milano dhe në Burgun e Moncas (Monza).

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/