Horoskopi mujor për muajin Tetor
Dashi
Ky muaj do t’ju përballë me udhëtime, dëshira dhe pritshmëri që nuk përputhen me interesat tuaja. Nuk do të keni shumë kohë për t’i kushtuar vetes, sepse impenjimet do t’ju përfshijnë tërësisht. Në aspektin profesional, pozicioni i Marsit në shenjën tuaj ju favorizon jashtëzakonisht shumë. Ai do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet që ju persekutojnë prej disa muajsh. Jeta sentimentale do të jetë më pak frenetike, e përkushtuar ndaj detajeve dhe e zhveshur nga padurimi që ju karakterizon. Partneri do ta vërejë dallimin dhe mund të irritohet paksa nga kjo. Gjithsesi, ju do të dini t’i tregoni se ndryshimet nuk do të ndikojnë negativisht në lidhjen tuaj.
Demi
Tranziti i Marsit në shenjën tuaj do t’ju mundësojë të ngadalësoni ritmin e jetës së përditshme dhe të fokusoheni më shumë në projektet tuaja të cilat kërkojnë një sfond të vërtetë reflektimi. Gjithashtu dhe tranziti i Venusit në shenjën tuaj do t’ju lejojë të analizoni ulje-ngritjet në çift dhe kështu të stabilizoni një ekuilibër midis dëshirave tuaja dhe atyre të partnerit. Në aspektin profesional do të jeni të përqendruar në realizmin e aspiratave tuaja, më tepër se sa tek prestigji e fama. Kjo do t’ju ndihmojë të jeni më shumë altruistë me ata që ju rrethojnë.
Binjakët
Dielli në shenjën tuaj do t’ju forcojë vetëbesimin. Pikërisht kjo është ajo që ju duhet për të rekuperuar energjinë fizike dhe shpirtërore.kjo influencë do të jetë tejet pozitive sidomos pë rata që po kalojnë moment delikate në lidhje me financat e tyre. Të dashur binjakë, përfitoni në maksimum nga kjo situatë ! Mos u shpërqendroni, por zgjidhni mirë midis mundësive që ju ofrohen, organizoni marrëdhëniet që mund të lindin. Ju do të jenë më të vetëdijshëm për mundësitë tuaja në planin financiar, i cili do të bëhet përgjegjës për dëshirat tuaja. Gjithsesi merrni kohën e duhur për të reflektuar mbi detajet përpara se të filloni një project.
Gaforrja
Këtë muaj duhet t’u kushtoni rëndësi raporteve me të tjerët. Nëse jeni vetëm, atëherë do të dëgjoni lajme të mira në aspektin sentimental. Nën influencën e Marsit do t’ju afrohen njerëz të cilët do të kërkojnë mështetjen tuaj, por s’do të jenë të gatshëm t’ju këmbejnë me të njëjtën monedhë. Çiftet që kanë pasur problem do t’i ulin shpatat dhe do të qartësojnë gjithçka. Ruani gjakftohtësinë, mos merrni vendime të nxituara që do t’ju bëjnë të pendoheni. Reflektoni !
Luani
Këtë muaj shtoni dozat e kujdesit në gjithçka që bëni. Duhet të ruani një ambjent harmonik sidomos në fushën profesionale. Pozicioni i Saturnit në shenjë do t’ju bëjë të ashpër në komunikim, sidomos javën e fundit të muajit. Ruani qetësinë që të evitoni tensionet, sidomos në familje. Në aspektin sentimental do të ndjeni vështirësi në shfaqjen e ndjenjave. Partneri juaj mund të ndihet keq nga ky fakt. Bëni kujdes !
Virgjëresha
Do të përparoni me shpejtësi drejt qëllimeve tuaja këtë muaj. Aftësia juaj luftarake do t’ju garantojë aleatët e duhur për realizimin e synimeve tuaja. Çështja e të mirave material do të zërë pjesën më të madhe të mendimeve tuaja dhe do të investoni shumë për të arritur marrëveshje të frytshme. Jeta sentimentale do të jetë nën ndikimin e Venusit. Kjo do të thotë që romantizmi do të mbizotërojë në çift, kurse për beqarët njohje të reja.
Peshorja
Ky muaj do t’ju sjellë një ndryshim radikal në të gjitha fushat. Sinqeriteti dhe ndjeshmëria do të jenë pikat që do të vlerësohen nga partneri juaj, sidomos pas momenteve ambigue plot tension e dyshime që keni kaluar muajin që lamë pas. Fatmirësisht, kryefjala e tetorit do të jetë dashuri dhe pasion. Më në fund do të gjeni paqen shpirtërore dhe mendore aq shumë të nevojshme e aq shumë të munguar këtë periudhë. Do të karikoheni me energjinë e nevojshme për të përballuar çdo sfidë që ofron e nesërmja. Urime e dashur peshore !
Akrepi
Ky muaj do t’ju mundësojë të shfaqni ambicjet dhe të transformoni jetën tuaj. mirëqenia do të prekë jetën tuaj sociale dhe financiare. Gjithçka që lidhet me çmimet, arritjet, zyrtarizimet do të favorizohen sidomos javën e tretë të muajit. Jeta jote familjare do të shqetësohet për shkak të projekteve të reja që kërkojnë mbështetjen tuaj. Më në fund do të mund të shpreheni lirisht dhe t’i jepni impulse pozitive dikujt që ju pëlqen.
Shigjetari
Tranziti i Marsit në shenjën tuaj do të nxisë energjitë tuaja, të cilat do t’ju sjellin sukses në të gjitha fushat, do të rrisin aktivittein tuaj dhe gjakftohtësinë. Venusi në shenjë do të ofrojë mundësi të reja njohjeje. Gjithsesi bëni kujdes dhe i shtrini këmbët sa keni jorganin ! Mos pretendoni më tepër se ç’mund të përballoni! Ndikimi i Marsit në shenjë mund t’ju zgjojë një dëshirë latente për sportin ose një pasion të hershëm. Do të prireni drejt arsimimit dhe emancipimit tuaj të mëtejshëm. Jeta familjare do të jetë në plan të dytë këtë muaj.
Bricjapi
Influenca e Marsit do t’ju ndihmojë t'i jepni fund situatave që nuk kanë kuptim apo drejtim të dobishëm. Ju po mbyllni një fazë të jetës tuaj për të filluar një tjetër. Java e parë do të jetë ideale për të rregulluar çështjet ligjore, administrative, financiare dhe veçanërisht për të hequr qafe dosjet e vjetra, që e pengojnë shpirtin tuaj të ndriçohet. Zbavitjen do ta rezervoni në javën e fundit të muajit, pasi të keni kthjelluar gjithçka. Në jetën dashurore do t’ju duhet të ngrini shumë pyetje për të kuptuar më mirë se ç’të ardhme do të keni me partnerin tuaj. Hidhini hapat me ngadalë, qetësisht dhe pa u konfliktuar me të tjerët.
Ujori
Ju do të jetoni një tronditje që do të pasurojë pozitivisht jetën tuaj, në të gjitha fushat. Do të keni ndryshime të këndshme, ftesa, momente argëtuese që do t’ju ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme të thjeshtoni problemet ose të gjeni zgjidhjet e duhura. Do të realizoni një projekt të vënë mënjanë gjatë javës së tretë të muajit të kaluar. Kjo do të jetë koha për të investuar. Është koha për të nisur rinovimet e shumëpritura! Jeta dashurore do të kalojë nëpër një lumë fantazie që do të ndriçohet nga një atmosferë e favorshme. Ju do të keni impulse spontane, prandaj s’duhet të nxitoheni e të humbisni kështu mundësitë e rëndësishme.
Peshqit
Gjatë javës së pare të tetorit, dyshimet do t’ju ngrenë kurthe të padobishme, në kuadër të jetës suaj profesionale. Ju do të keni tendencën për t’iu përvjedhur realitetit dhe një dëshirë të çmendur për të lëvizur. Por për fat të mirë, ju do të rimerrni kontrollin në javën e dytë të muajit, në sajë të ndikimit të Venusit në shenjën tuaj. Ajo do t’ju shtyjë të largoheni nga emocionet tuaja dhe të shihni më qartë, sidomos në çështjet financiare. Jeta juaj në çift, shfaqjet e dashurisë mund t’ju japin bezdi këtë muaj, sidomos gjatë dy javëve të para. Stuhitë emocionale janë larg jush, duke ju lënë kështu hapësirë për të reflektuar në mënyrë objektive mbi mbarëvajtjen e lidhjes suaj. Dorëzojuni spontanitetit !
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni ngarkuar me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi
Berisha: U ndërruan 1200 shishe vere me vlerë 4 mln euro, u morën me ndihmën e zyrtarëve të lartë
“Nuk jemi 18 vjeç me rënë në dashuri…”/ Seno dhe Angelo komentojnë vajzat e ‘BBV5’: Lorna më pëlqen shumë, më vjen keq për…
Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja





