Durrës, 30 shtator 2014 – Një 26-vjeçare ka përfunduar në pranga, pasi i ka vjedhur kuletën një shtetasi kosovar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, në ambientet e një hoteli, në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas burimeve të policisë, e arrestuara është 26-vjeçarja, Elona Murati, banuese në Durrës, e cila i ka vjedhur kuletën 63-vjeçarit me iniciale A.K., banuese në Pejë, Kosovë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se brenda kuletës kishte 1250 euro dhe dy karta bankare, që u bllokuan në cilësinë e provës materiale pas kontrollit të ushtruar në banesën e 26-vjeçares, ndërsa materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Durrës për veprën penale të ”Vjedhjes”.





