30 Shtator 2014 –Jehona e saj është anembanë botës dhe nuk kishte si të mungonte edhe një dyqan me emrin e saj në Kosovë. Ndonëse pa një shkresë zyrtare ku të lejohej përdorimi i emrit të saj dhe me një modifikim të vogël tek mbiemri, biznesi duket se po jep frytet e veta.
Një përdorues i Facebook-ut ka bërë një montazh se si do reagonte Kim kur të shihte diçka të tillë. Bukuroshja do të shokohej që në këtë dyqan shiten veshje të cilat nuk i përshtaten stilit të saj, por më ofenduese do të ishte edhe për stilistët e saj. Në këtë drejtim, të dy palët do të mbanin të njëjtën qëndrim.





