DURRËS, 30 shtator 2014 – Dëshpërimi i çon dy të rinj drejt vetëvrasjes me mjete të çuditshme sikurse janë helmet kundër insekteve dhe detergjentet.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bën të ditur për dy raste vetëvrasjesh të hënën, më 29 shtator 2014: në spitalin universitar “Nënë Tereza” u dërgua e vetëhelmuar me pesticide një 26-vjeçare, banuese në rrethin Krujë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa në lagjen 14 Durrës, në banesë ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi detergjenti larës, një 25-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin universitar “Nënë Tereza” Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





