28 shtator 2014 – Pas Samsung-ut, HTC-së, LG-së, madje edhe KitKat-it, edhe kompania Asus i është bashkuar talljeve të kompanisë Apple në lidhje me deformimet e iPhone 6 Plus. Kompania tajvaneze e shfrytëzoi këtë mundësi për të promovuar dy pajisjet e saj teknologjike.
Fillimisht, mund të shihni telefonin ZenFone 6, i cili është fotografuar afër iPhone 6 Plus. Në foton tjetër shfaqet laptopi Transformer Book i cili krahasohet me telefonin inteligjent të Apple-it. Edhe në këtë foto iPhone 6 Plus cilësohet me emrin iBend, ndërkohë që përsa i përket laptopit kompania ka shkruar “Mënyra më e mirë për ta përthyer është që ta rrotullosh”.
Këto ditët e fundit, disa kompani teknologjike kanë ironizuar Apple-in për shkak të shfaqjeve të problemeve tek iPhone 6 Plus. Me sa shohim, për pak ditë nuk do të ketë më kompani teknologjike që merret me prodhimin e telefonave inteligjentë, e cila nuk do të ironizojë Apple-in. Përdoruesit po presin nga momenti në moment reagimin e Apple-it për të gjitha këto postime ironike që janë bërë kundrejt saj nga kompani të ndryshme.





