Itali, 28 shtator 2014 – Gjykata e Apelit e Milanos ndërroi masën e sigurisë për Ariglen Cullhajin, 26 vjec nga arrest shtëpie në arrest me burg. Gjykata gjatë hetimit gjyqsor zbuloi fakte të reja rënduese për Cullhajin.
Ai ndonëse në arrest shtëpie për trafik droge disa herë e kishte shkelur arrestin e shtëpisë duke vazhduar të merrej me drogë. Karabinierët e arrestuan Cullhajin në banesën e tij në qytezën e Fazanos, në Rajonin e Puljes.
Pas arrestimit ai u dërgua në Burgun e Brindizit.Ariglen Cullhaj përsëri në burg në Itali.
Gje.Tha / Agjencia e Lajmeve Dyrrah /





