Itali, 28 shtator 2014 – Bledar Haxhiu, 24 vjec dhe Ermal Haxhiu, 28 vjec dy vëllezër banues në  qytezën e Albissola Marinës, Provinca e Savonës u arrestuan nga policia këtë  të shtunë  28 shtator.

Ata u kapën të  plagosur, në  shtëpinë  e një emigranti shqiptar në  Savona, ku ishin strehuar pasi ishin përleshur më dy pronarët e Bar Cucciolo-s në  qendrën historike të Savonës. Dy vë llezërit jo vetëm, që  nuk kishin paguar për pijet e konsumuara, por ishin rrahur me pronarët e barit, të  cilë t donin t’i nxirrnin jashtë lokalit Bledarin dhe Ermalin.

Dy muratorët shqiptarë  akuzohen për prishje të qetësie publike, zhvatje dhe plagosje të  lehtë  me dashje.

Gje.Tha. /Agjencia e Lajmeve Dyrrah/