27 shtator 2014 – Italia e drejtuar nga Antonio Conte është duke kërkuar një kundërshtar për miqësoren e ardhshme dhe gazeta më e madhe sportive në shtetin fqinj, "Gazzetta dello Sport", në një shkrim të saj raporton se ekzistojnë negociata për një ndeshje me Shqipërinë më datë 18 nëntor, në Itali.
Përveç kuqezinjëve të De Biasit, Federata Italiane e Futbollit është po studion edhe mundësinë e Kolumbisë pasi beson se skuadra amerikano-latine do të mbushte më shumë stadiumin.
Italia luan miqësoren e 18 nëntorit dy ditë pas ndeshjes me Kroacinë, e vlefshme për Eleminatoret e "France 2016".





