Itali, 27 shtator 2014 – G.E. 24 vjec i lindur në Gjermani, por shtetas shqiptar me dokumenta të rregullta në Itali, këtë të premte në 26 shtator kërcënoi dhe rrahu të ëmën duke i kërkuar para për të blerë drogë. E ëma e lindur në 1961 në Durrës, por nënshtetase italiane dhe banuese në qytetin e Fondit, doli me vrap nga shtëpia, kur i biri ju sul me thikën e mishit në dorë.
Djali bishë e ndoqi në rrugë. E mbërtheu të ëmën nga flokët dhe duke e qëlluar me shkelma tentoi ta tërheqë zvarrë për ta futur në shtëpi.
Kalimtarë të tjerë i telefonuan sallës operative të policisë. Dy vëllezër kalimtarë të rastit ndërhynë dhe ja hoqën thikën nga dora.
G.E. më pas u përlesh me policët e patrullës të cilët i vunë prangat në kushtet e flagrancës.
Ai u dërgua menjëherë në Burgun e Lattinas, ndërsa e ëma u shtrua në poliklinikën e qytetit të Terracinës. Mjekët besojnë, që trauma kranike, që pësoi gruaja, është e shërueshme për pesë ditë.
/Gj.Th Agjencia e Lajmve Dyrrah/





