– Këshilltari blu Pëllumb Berisha shfrytëzon rastin për të bërë kauzë të opozitës kur u diskutua kalimi i një fondi për vepër arti në sheshin “Iliria / Liria”
DURRËS, 27 shtator 2014 – Duke synuar të heqë 3 milionë lekë të parashikuar për vepër arti në sheshin “Liria” nga buxheti i bashkisë për t’i kaluar në projekte kulturore, meqë ato janë përfshirë në fondin gjithsej të dhënë nga Qeveria, kryebashkiaku z. Vangjush Dako ka “pickuar” opozitën të bëjë kauzë shatërvanin.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të 25 shtatorit 2014 u paraqit një projektvendim mbi miratimin e ndryshimit të VKB nr. 180, date 10.02.2014 “Për miratimin e buxhetit të Bashkisë Durrës të vitit 2014 ” duke miratuar ndryshimin e destinacionit te fondit buxhetor “Shpenzime kapitale në programin e kulturës dhe turizmit në vlerën 3.000.000 (tre milion) lekë për ndërtime vepra arti në qytet”, në zërin “Projekte kulturore dhe turistike”.
Sipas bashkisë, meqenëse sheshi “Liria” është në proces vitalizimi përmes një fondi të miratuar nga VKM nr. 2 datë 09.04.2014 “Për shpërndarjen e fondit për infrastrukturën vendore, thirrja e parë” të KZHR, mendojmë mendua që ndërtimin e këtyre veprave të artit ta realizojmë në të ardhmen kur ky shesh të ketë përfunduar së ndërtuari.
Për këtë arsye iu drejtua Këshillit Bashkiak që fondi i parashikuar për vitin 2014 në zërin “Shpenzime kapitale në programin e kulturës dhe turizmit prej 3.000.000 lekësh për ndërtim vepra arti në qytet” të kalojë në zërin “Projekte kulturore dhe turistike”, duke u trajtuar sipas procedurave përkatëse nga Këshilli Kulturor.
Kjo gjë është kundërshtuar nga PD-ja, që nuk ka nevojë për vepër arti, kur e tillë është shatërvani.
Këshilltarët e PD-së, zotërinjtë Pëllumb Berisha dhe Armand Teliti u shprehën se kryetari i bashkisë nuk mund të vendosë me një të rënë të lapsit, por duhet të marrë parasysh edhe kërkesat e qytetarëve që janë kundër largimit të shatërvanit.
Në mbledhje kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se shatërvani nuk do të prishet, por do të zhvendoset në një vend tjetër, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit për rivitalizimin e sheshit Liria i cili ka nisur të realizohet 1 muaj më parë.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





