– Punonjësit e IQT-së, “analfabetë”: në listën e bërë publike ka gabime shtypi, saqë pjesa më e madhe e bizneseve të ndëshkuara nuk figurojnë në QKR!
DURRËS, 27 shtator 2014 – Pas gjobave, tani vijnë dhe pezullimet për subjekte të shumicës në Durrës, që nuk kanë respektuar përqindjen e squfurit dhe pikën e flakërimit për karburantet e importuara.
Me propozim të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, ka nënshkruar masën e pezullimit të veprimtarisë tregtare të 37 shoqërive të tregtimit me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, që përbëjnë rreth 20 për qind të numrit gjithsej të grosistëve në këtë fushë.
Shumë prej këtyre kompanive të “arit të zi” e ushtrojnë veprimtarinë në Durrës.
Sikurse është e bërë e ditur dhe më parë, kontrollet e Inspektoratit Qendror Teknik janë përqendruar në treguesit e cilësisë dhe sigurisë së tregtimit të naftës e gazit, ashtu sikurse edhe në respektimin e detyrimeve ligjore që subjektet tregtare kanë ndaj shtetit, ku janë gjobitur mjaft subjekte.
Gjithsesi, në listën e bërë publike (shih më poshtë) ka gabime shtypi të IQT-së, saqë pjesa më e madhe e bizneseve të ndëshkuara nuk figurojnë në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit)!
Info/ Ja lista e grosistëve të pezulluar!
1. Joni MD” sh.a.
2. “Enarvi” sh.a.
3. “Halilaj Hollding Group” sh.a.
4. “A & A Oil 10” sh.a.
5. “Duçellari 2010” sh.a.
6. “Europa Park” sh.a.
7. “Albatras Oil” sh.a
8. “Ina Petrol” sh.a.
9. “Al Prima” sh.a.
10. “Gentjan 2011” sh.a.
11. “Alfa Omega Enterprise” sh.a.
12. “New Petrol” sh.a.
13. “Roberto Oil” sh.a.
14. “Lilo Petrol 2011Company” sh.a.
15. “Isc Petroleum Company” sh.a.
16. “EBC Oil Company” sh.a.
17. “Niti Petrol company” sh.a.
18. “Gramozi Oil Company” sh.a.
19. “Albania Oil Compani 2011” sh.a.





