- Ja itineraret: “Durrës-Unazë-Kënetë-Plepa-Durrës”, “Durrës-Currila-Durrës” dhe “Durrës-Universiteti-Durrës”
- Nxirren jashtë përdorimit 14 autobusë të parkut të udhëtarëve
DURRËS, 26 korrik 2014 – Këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit ka miratuar më 25 shtator 2014 tri linja, që mendohet se do të sjellin një shpërndarje të rregullt dhe funksionale të transportit qytetas dhe njëkohësisht i dha OK Bashkisë për zhvillimin e konkursit për linjat “Durrës-Unazë-Kënetë-Plepa-Durrës”, “Durrës-Currila-Durrës” dhe “Durrës-Universiteti-Durrës”.
Hapja e konkursit bëhet nisur nga gjendja aktuale e parkut të udhëtarëve, e cila sa vjen dhe bëhet gjithmonë dhe më e rënduar për arsye dhe problematika të mbivendosura në vite, dhe me synimin që firmat private të sigurojnë mbarëvajtjen e tyre normale me kushtet dhe standardet në transportin e udhëtarëve.
Bashkia pranon se vjetërsia e autobusëve të parkut (po në këtë mbledhje u miratua nxjerrja jashtë përdorimit e 14 autobusëve) e kalon koston e riparimit.
Po ashtu, numri i ulët i mjeteve për banorë kufizon kërkesat e udhëtarëve në orare të ndryshme.
Rritja e çmimit të karburantit në formën e spirales së pakthyeshme është shkak për rritjen e problemeve financiare të ndërmarrjes duke mos pasur mundësinë e rritjes së çmimit të biletës.
Ka shpejtësi të ulët të shërbimit.
Aktualisht nuk plotësohen kushtet për zhvillimin e turizmit, sidomos gjatë sezonit veror.
Info / Itineraret e tri linjave
“Durrës-Unazë-Kënetë-Plepa-Durrës
Rrugët: “Maliq Muço”, “Hysen Kërtusha”, “Vllazërimi”, “Martin Camaj”, Unazë-Plepa.
“Durrës-Currila-Durrës”
Rrugët “Egnatia” dhe “Taulantia”.
“Durrës-Kënetë-Universitet-Durrës”
Sheshi “Pranvera”, rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Shën Vlash”, Universitet.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





