DURRËS, 26 shtator 2014 –   “Visite nuestro sitio web para la vista de la calle Durazzo 2040-2064, Hualpén, Región del Biobío, Chile ver la vista de la calle con esta nueva forma de encontrar lugares y calles – Vizitoni sitin tonë ueb për të parë rrugën Durazzo [emri spanjisht e italisht për Durrësin] 2040-2064, Ualpen (Hualpén), Rajoni Biobío, Kili shihni pamje të rrugës me këtë mënyrë të re për të gjetur vende dhe rrugë”, është njoftim ky i veçantë, që ngjall, përtej kureshtjes, një lloj befasie të këndshme dhe ndjenjë krenarie për durrsakët.

Qyteti Ualpen (Hualpén) është qytet dhe qendër administrative komune në Kilin qendror, me një popullsi prej 86 mijë banorësh, ku ndodhet një rafineri (në fund të rrugës “Durrësi”) e kompanisë shtetërore të naftës ENAP (Empresa Nacional del Petróleo) dhe selia e Universitetit Teknik “Federico Santa María”.

Në të vërtet, në këtë qytet të vogël, të varfër dhe të dëmtuar nga tërmeti, janë edhe disa rrugë që mbajnë emra të qyteteve të tjera shqiptare: Berat, Dibër, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Madje, ka shumë emra qytetesh dhe shtetesh evropiane në këtë skaj të humbur të Amerikës Latine.

Rruga  Durrësi, që ka kryqëzime me rrugët  Gjibraltar,  Romë,  Stamboll,  Pjetri i Parë dhe që përfundon përballë rafinerisë së naftës, është pa trotuare, me ndërtesa njëkatëshe të vjetra dhe tek-tuk me vila, ka gjelbërim (shih fotot).

Bashkia ka vendosur të krijojë në këtë rrugë zona të gjelbra dhe rekreative, si dhe të bëjë punime rikonstruksionesh.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/