DURRËS, 26 shtator 2014 –Globalizimi i krimit arrin deri në kufijtë e së papërfytyrueshmes në transferimin e mjeteve të grabitura që nga Lindja e Mesme deri në një qytet shqiptar, Kavajë, dikur pjesë e Durrësit.
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit tha se ka nisur një procedim penal, por në gjendje të lirë, ndaj 60-vjeçarit R. D., nga Kavaja.
Rrugorët kanë ndaluar një motoçikletë pa targa.
Pasi kanë pyetur të moshuarin që i jepte një Yamaha-je, blutë kanë bërë verifikimet përkatëse në arkivin ndërkombëtar.
Edhe policia dhe drejtuesi i motoçikletës janë habitur kur nga numri i prodhimit, doli se mjeti ishte vjedhur në… Liban.
Ndërmjetës të ndryshëm kanë mundur t’ia ngecin gjatë shitjes kavajasit të befasuar!
“Gallata” është se si kanë mundur t’ia hedhin në tregti një kavajasi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





