–         Shkuan për “dolce vita” në Malin e Robit dhe për pak sa nuk shkaktuan një ngjarje të hidhur në det

DURRËS, 26 korrik 2014 –  Vijnë për pushime nga Kosova në gjirin e Durrësit, kur 6 adoleshentë e mësuesi i tyre gati sa nuk u mbytën për shkak të marrëzisë për të përdorur pedalina në detin e trazuar.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit tha se më 25 shtator 2014, rreth orës 14.00, Kufi-Migracioni i Durrës, që mbulon bregdetin e Adriatikut nga Shëngjini deri në Lushnjë, mori njoftim se në Golemi, te Mali i Robit, një pedalinë me katër nxënës nga Kosova, që ishin me pushime aty, kishte hyrë në det dhe për një kohë të gjatë nuk kishte dalë në breg.

Në drejtim të tyre niset një mjet lundrues i Policisë Kufitare, i cili konstaton dy pedalina në atë sektor dhe i ndihmon ato të dalin në breg.

Nga verifikimi rezultoi se pedalina e dytë me tre persona në të (dy mësues dhe një nxënës) kishte hyrë më vonë në det për t’u ardhur në ndihmë nxënësve të së parës me katër nxënës në bord (dy djem dhe dy vajza), e cila rrezikonte mbytjen në det.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/