Tiranë, 23 shtator 2014 – Të vetëpunësuarit në bujqësi do të kenë të njëjtat përfitime me të punësuarit në zonat urbane, sa i përket marrjes së pensionit. Tani më nuk do të ketë ndryshime rrënjësore në sasinë e të ardhurave të pensioneve mes individëve të punësuar në zonat rurale, me ato në zonat urbane.
Ministri i mirëqenies sociale Erion Veliaj ka vijuar fjalën e tij duke bërë një retrospektivë në të shkuarën dhe duke përmendur sfidat dhe angazhimet për të dhëna më të mira, për gjithnjë e më tepër njerëz të siguruar në punët e tyre, qofshin në sektorin privat, shtetëror apo edhe të vetëpunësuar. Reforma e ndërmarrë për pensionet, sipas ministrit Veliaj, është më e madhja deri më tani.
Nga data 1 janar 2015, ai deklaron, do të nisë afrimi i skemës, për të shkuar deri në një barazim kontributesh, deri në vitin 2018.
“Lajmi i mirë i ditës së sotme lidhet me faktin se kemi realizuar qartësinë e të ardhurat në zonat rurale dhe inspektimin e bujqësisë. Tani po ndryshojnë gjërat. Kemi 30 000 qytetarë të punësuar në zonat rurale, të siguruar ose që kanë paguar kontributet e mëparshme ose të viteve që nuk kanë jetuar në Shqipëri. Qëllimi ynë është që realizimi i të ardhurave dhe të shtojmë numrin e atyre që kontribuojnë.”
“Kemi 100 ditë kohë që të gjithë të performojnë, – vijon ministri, “ dhe në fund do të inspektohen, që kjo skemë a është realizuar apo jo, ashtu siç duhet. Është e vetmja mënyrë që të performojmë me dinjitet këtë reformë. Duhet të jemi të vendosur, pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në zona rurale dhe është për të ardhur keq që s’janë te siguruar dhe cfarë pensionesh marrin.”
Situata me pensionet ishte dramatike, deklaron Veliaj dhe gjithashtu shton se me punë do ta ndryshojmë dhe do krijojmë një produkt shqiptar, që po në shqiptarët duhet ta implementojmë.
Përtej shifrave monetare, duhet të rrisim numrin e njerëzve që janë përfshirë ne skemë dhe që të mendojnë për pensionet e tyre, duke përfshirë edhe ato që jetojnë jashtë.





