Durrës, 22 shtator 2014 – Kryebashkiaku Butari i Selanikut po kryen një vizitë tre ditore me agjendë të ngjeshur në Shqipëri. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe ceremonia e dhënies së Kryebashkiakut Butari titullie titullit të lartë “ Qytetar Nderi” i Durrësit.
Titulli i dhënë me vendim përgjithsisht të shumicës së majtë të Këshillit bashkiak Durrës iu dorëzua z. Butari nga Kryebashkiaku Dako. Ceremonia u krye në Sallën e mbledhejve të Këshillit bashkiak Durrës. Për të ftuarit pati një surprizë të këndshme. Salla ishte mobiluar me kolltukë të rinj sa modernë aq edhe komodë. “Baballarët” e qytetit tashmë gjatë mbledhjeve do të rehatohen nëkëta kolltukë të rinj.
Përdorëm termin baballarë të qytetit për analogji me termin “ Baballarë të kombit”, që përdoret për deputetët. Anëtarët e këshillit bashkiak janë si të thuash deputetë të zgjedhur për të marrë pjesë në këtë “ parlament” lokal, që është Këshilli bashkiak. Kolltuqet ishin të bollshëm duke sigurur rehatinë e nevojshme edhe për ato këshilltarë durrsakë, që janë të nivelit 3XL. Shpresojmë, që pas pushimeve verore, ky standard i ri komoditeti do t’i ndihmojë “baballarët” e Durrësit të marrin vedime sa më të mira në dobi të Durrësit dhe durrsakëve.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





