Tiranë, 21 shtator 2014 – Dy shtetas amerikanë janë ndaluar paraditen e kësaj së diele ndërsa Tirana priste Papa Franceskun në një vizitë të tij. Rreth orës 09:45, janë ndaluar 2 shtetas amerikanë sepse gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, njërit prej tyre iu gjet një thikë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në komisariat edhe 12 persona, të cilët nuk kanë respektuar protokollin e sigurisë. Policia bën me dije se personat e ndaluar kanë qenë jashtë perimetrit të sigurisë. 

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë Meshës së Shenjtë të mbajtur nga Papa Françesku i është dhënë ndihma shëndetësore 15 personave. 
Në afërsi të Maternitetit, janë dyshuar edhe të shtëna me armë. Policia sqaron se dyshohet se të shtënat janë bërë aksidentalisht nga një snajperit i Gardës.