Itali, 21 shtator 2014 – Një nga tiparet më të shëmtuara të kronikës së zezë të emigracionit shqiptar në Itali është dhuna ndaj femrave. Mediat italiane janë të mbushura me shembuj sesi emigrantët shqiptarë rrahin bashkëshortet, bashkëjetueset, dashnoret apo dhe vajzat e motrat e veta. Këto femra janë “me fat”, kur shpëtojnë vetëm me shenjat e dajakut, apo me ndonjë frakturë, sepse në ndonjë rast humbin dhe jetën nga të rrahurat shtazarake.

Rasti më i fundit është ai i 51 vjecarit, Zef Kapaklijas banues në qytezën e Malisanos në Provincën e Leces. Zefi e rrahu egërsisht me grushta e shqelma të shoqen Alma Kapaklinë, 42 vjece.  Alma, pas dajakut  lajmëroi karabinierinë dhe ndihmën e shpejtë. Ajo  u shtrua në Spitalin e Kazaranos ( Casarano) me diagnozën e traumës kraniko-faciale dhe frakturë të kockave të hundës. Zefi u arrestua dhe u dërguaa në Burgun Borgo San Nicola të Leces.

Gj.Th /Agjencia e lajmeve Dyrrah/