Angli, 21 shtator 2014 –Ky është momenti shokues kur një femër sulmon një shofere të pafajshme në mes të rrugës pas një debati për parkimin.
Ngjarja ndodhi në Birmingham të Anglisë. Shkak i sherrit ishte fakti se gruaja që kreu sulmin kishte parkuar makinën e saj VW Touran në mes të rrugës.
Viktima 44- vjeçare i kërkoi që të lëvizte makinën, por u përball me furinë e saj. Bie në sy se të gjithë njerëzit bëjnë sehir dhe askush nuk ndërhyn.





