DURRËS, 20 shtator 2014 –  Sapo mbarojnë mësimin, gjimnazistët e “Leonik Tomeo”-s të qytetit bregdetar i presin lehjet e një qeni te dera e shkollës (kliko videon poshtë).

Natyrisht, qeni nuk është rrugaç, është i lidhur, por i zoti i me të argëtohet duke trembur të rinjtë, sidomos vajzat.

Edhe pse institucionet shtetërore përkatëse, tri ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, kanë premtuar një mjedis sa më të qetë dhe të sigurt në objektet arsimore, nuk është normale që persona të jashtëm të lejohen të bëjnë “shaka” të tilla me nxënësit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/