20 Shtator 2014 – Që këngëtarja Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, këtë tashmë e dinë të gjithë, por ajo është edhe një ndër ato femrat që nuk e kanë kompleks të paraqiten përpara fansave në versionin “ujë dhe sapun”.
Ndryshe nga disa këngëtare që bëjnë të pamundurën të fshehin pamjen kur janë të pa trukura, Dafina i publikon vetë fotot edhe në rastet kur në fytyrë nuk ka përdorur asnjë produkt kozmetik.
E tillë është edhe kjo foto e fundit, e publikuar në rrjetin social “Facebook” ku këngëtarja pozon pa make-up dhe shpjegon se fotoja nuk është e rreme, por është “dora vetë” Dafina Zeqiri.
Edhe në këtë version Dafina nuk i ka zhgënjyer ndjekësit e saj, përkundrazi ajo ka fituar akoma më shumë simpatinë e tyre.
Fansat e këngëtares janë në pritje të këngës më të re të titulluar “Ndjenjë tjetër”, e lancuar shumë kohë më parë, por për arsye teknike videoklipi nuk doli në datën e planifikuar dhe pritet të publikohet së shpejti.





