20 Shtator 2014 –Dy  shqiptarë të armatosur me armë të ftohta dhe të maskuar grabitën Bankën e “San Gimignano e San Prospero” në qendër të Bolonjës, në 18 shtator 2014. Ata morrën rreth 13 000 euro, që gjetën në banakun e bankës. Pas grabitjes u larguna me motorcikletë, të cilën e braktisën jo shumë larg bankës. Gjithshka do shkonte mirë për grabitësit, nësë ndër eurot e vjedhura nuk do të ishte edhe një tufë ( macetë) me euro kurth, që u shpërthye me telekomandë nga roja e sigurisë e bankës. Shpërthimi ngjyrosi me bojë të pa heqëshme kartmonedhat duke i bërë të pa vlefshme ato. Rreth 7 000 euro të ngjyrosura u shpërndanë  mbi trotuar. Shpërthimi u dëgjua nga një kalimtar, i cili menjëherë lajmëroi karabinierët. Ata arrestuan në flagrancë Emiljano Bunën,33 vjec. Emiljano ka disa precedentë penalë për drogë dhe vjedhje. Ai kishte hyrë ilegalisht në Itali. Makina Renault, ku u arrestua Emiljano i përkiste një kushëriri të vet, i cili po hetohet për lidhje të mundshme me vjedhjen e bankës. Hajduti i dytë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Gj.Th /Agjencia e Lajmeve Dyrrah/