Durrës, 20 shtator 2014 – Nuk është aspak e vërtetë se stereotipi i të riut të sotëm qytetar shqptar është jeta boshe, rrojtja qyl,diskoja, pija (me raste droga), makina dhe motorrat e shtrenjtë. Në Durrës krahas adoleshentëve të tipit t’i marrim mamit e babit sa më shumë lekë për të bërë qef, ka edhe një tip tjetër adoleshenti, që lekët nuk i përdor thjesht për të bërë qef, por edhe për bamirësi. Këta adoleshentë janë prova e gjallë, që me të vërtetë shqiptarët janë populli i Nënë Terezës. Moshataret e tyre për të siguruar lekët e qefit, kanë si synim të gjejnë një të dashur bos, me pare edhe, kur është 20vjet më i madh, edhe kur rrezikon të hidhesh në erë bashkë me fuoristradën e të dashurit si në  rastin e 19 vjecares së Vlorës. Djemtë për ato të shkreta lekë janë gati t’i hynë rrugës së drogës, hajdutllëkut madje edhe vrasjes si në rastin e dy motrave  pensioniste durrsake, që i mbytën vetëm për 2 milionë lekë të vjetra.

Po ka dhe ndryshe! Në Durrës janë 12 djem e vajza, të cilat me ndihmën e zj. Eljonës së “World Vision” kanë formuar një grup të quajtur “Të ecim së bashku”. Grupi i adoleshentëve durrsakë ka dy synime të mbrojë mjedisin,njëkohëssht të grumbullojë fonde për të ndihmuar fëmijët autikë durrsakë. Të kuptohemi drejt nuk kemi të bëjmë me OJQ-në hajdute të rradhës. Këta adoleshentë nuk janë OJQ-ërsat profesionistë, që në emër të idealeve të larta e problematikës shetësuese për Shqipërinë rrjepin fonde nga ambasada e organizma të huaj. Këta adoleshentë nuk e përdorin plagën e autizmit si sebep për tu vënë gjoba të majme biznesmenëve shqiptarë. Jo ata janë të pastër Kristal.

 Ata shkuan lokal më lokal duke u kërkuar pronarëve të klubeve, që kanacet e aluminit, të pijeve të konsumuara në lokal t’i grumbullonin vecas në thasët, që do tu jepnin adoleshentët. Më pas ata i shitën këto kanace dhe me paratë e fituara nga shitja blenë dhurata për fëmijët e qendrës së fëmijëve autikë në Durrës.

Në pamje të parë kushdo mund të thotë se varja, punë adoleshentësh Nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe. Nuk është kështu këta djem e vajza kanë kohë të mësojnë, të shkojnë në eskursion e në disko, por ama gjejnë kohë për tu marrë edhe me aktivitete të tilla me efekte pozitive sa ekologjike aq edhe në thelb bamirëse. Imagjinoni pak një adoleshent, që mbledh kanace pa qenë rom, pa qenë i detyruar ta bëjë këtë për bukën e gojës. Imagjinoni një djalë apo vajzë të tillë, që këto para të fituara nukiI harxhon për të bërë pazar te QTU-ja apo për tu bërë dru me mall në  “ Party-n” e rradhës, por me to ble lodra për autikët. Kënaqësinë e suksesit këta të rinj nuk e gjejnë te vaniteti,tangërdhëku, te rrobat firmato apo te celulari Samsung S5 blerë me paratë e babit apo të dashnorit. Jo suksesi i tyre matet me kënaqësinë me gëzimin e fëmijëve autikë, kur luajnë me lodra të blear me para të fituara me djersë.

Lum familjet, që  kanë të tillë djem e vajza!

Gj.TH. "Agjencia e Lajmeve Dyrrah"