20 Shtator 2014 – Shqipëria më 14 tetor do të jetë "mysafire" në Beograd ku do të luajë ndeshjen e saj të tretë eleminatore për "France 2014" përballë kombëtares së Serbisë. Një ndeshje që pritet ti kalojë përmasat e futbollit paso vihen përballë dy shtete që kanë një të kaluar të trazuar me njëra-tjetrën, të mbushur me luftëra dhe genocide.
Edhe pse vitet e fundit marrëdhëniet duket se janë përmirësuar, sërish urrejtja mes palëve është ende e madhe. Këtë gjë e kanë treguar shpeshherë huliganët serbë duke djegur flamurin tonë kombëtar dhe atë të Kosovës.
Atmosfera në stadiumin e Beogradit do të jetë një problem i madh për kombëtaren kuqezi duke ditur ashpërsinë e ultrasve serbë, të cilët shkaktojnë probleme në çdo ndeshje ku janë pjesëmarrës (rasti i fundit në Partizan Beograd-Tottenham).
Dy janë tifo-grupet më problematike në Serbi: Grobari i Partizanit dhe Delije i Crvena Zcezda. Grupe tifozësh shumë të dhunshëm, të cilët shpeshherë kanë edhe mbështetje politike.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por me sa është përfolur më parë as në Serbi nuk do ketë tifozë shqiptarë, e as në Elbasan tifozë serbë.





