Bari, 20 Shtator 2014 – Autoritetet ligjzbatuese italiane (karabinieri, polici, finance e DIGOS) kanë rritur vigjilencën dhe shtuar kontrollet në terminalin e tragetve në Portin Barit. Këto kontrolle të përforcuara po ushtrohen jo vetëm në tragetet, që vinë nga Durrësi, por edhe ato që vijnë nga portet greke të Igumenicës dhe të Patrasit.

Këto kontrolle ishin të frytshme këtë të Premte 19 shtator 2014. Nga një traget i ardhur nga Greqia (Igumenicë) zbarkoi një italiane 40 vjecare e lidhur me krimin e organizuar shqiptar në Greqi. Në makinën e saj u gjendën 5 shtetas sirianë me dokumenta të falsifikuara. Të pesë sirianët aplikuan për azil politik, ndërsa italiania u dërgua në burg me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin.  Një shqiptar, 36 vjecar u arrestua sapo zbiti nga trageti. Mbit të  rëndonte një mandate arresti ndërkombëtar. Ai kërkohej për disa krime të kryera në Itali dhe në dy vende të tjera të Bashkimit Evropian. Kryesisht bëhej fjalë për shtyrje për prostitucion të të miturave dhe marëdhënie seksuale me dhunë me të mitura. Shqiptarti, ndonëse i pajisur me pasaportë të falsifikuar të prodhuar nga sistemi, u identifikua pikërisht në sajë të vigjilencës së shtuar këto ditë në Portin e Barit.

Nga i njëjti traget u arrestua një tjetër shqiptar i moshës 50 vjecare. Ai ishte shpallur në kërkim në Itali që prej dy vjetësh, sepse mbi të rëndonte një dënim me burg i formës së prerë.

Një grua siriane 34 vjecare e pajisur me pasaportë falsë po ashtu u ndalua, sapo zbriti nga trageti, që vinte nga Durrësi. Për të doli urdhëri i dëbimit të menjëhershëm nga Italia. Të hënë pritet të bëhen të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuarnë këto operacione në portin e Barit.