Padova, 20 shtator-Në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike shumë pagesa bëhen me klering, d.m.th. pa para, duke shkëmbyer mall me mall. Ky fenomen vihet re sidomos te ndërtuesit e pallateve si edhe te bujqit shqiptarë. Pagesa me klering tashmë po përhapet edhe te keqbërësit shqiptarë në Itali. Kemi kështu pagesë me armë zjarri nga Shqipëria për Kamorrën në shkëmbim të lejes për të ushtruar prostitucion në një zonë apo rrugë qyteti të kontrolluar nga Kamorra. Blerje veturash të vjedhura duke i paguar me drogë etj.

Rasti më i fundit i kësaj “tregtie” me klering është ai i Padovës, ku Artan Petja, 34 vjeç kishte marrë me qira një apartament, që e kishte shndërruar në një qendër shpërndarjeje kokaine. Artani të zotit të apartamentit ia paguante qiranë me një apo dy doza kokaine në ditë. Të dy mbeteshin të kënaqur, sepse Artani kursente para, ndërsa drogaxhiu italian merrte mall cilësor me çmim më të ulët se tregu. Artanit gjatë kontrollit të policisë  ju kapën 30 gramë kokainë, një peshore precizioni dhe rreth një kilogram përzierës për kokainën. Dhjetë ditë më parë u arrestuan dy bashkëpunëtorët e Artanit, të cilëve ju kapën 500 gramë heroinë dhe 20 gramë kokainë.

/gje.th.agjencia e lajmeve Dyrrah/