Grimi për çdo femër është i nevojshëm, ndërsa për femrat e ekranit ai është i domosdoshëm. Disa femra të ekranit nuk kanë shumë diferencë nëse ndodh t’i shohësh në rrugë, por ama ka edhe nga ato që zhgënjejnë nëse rastis t’i shohësh të pa trukuara. Disa këngëtare kur i sheh nëpër videoklipe të “verbojnë” me shkëlqimin e tyre, sepse sigurisht janë një grup i tërë njerëzish që u qëndron në kokë,  por në jetën reale ato shndërrohen në femra që nuk duhen patur zili.