Tiranë, 19 shtator– Mazhoranca kërkon shkarkimin e numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa. Mësohet se një grup prej 39 deputetësh kanë paraqitur pranë Kryetarit të Kuvendit, kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj. Meta ka vënë në dijeni Kuvendin, Çefën e Lelçajn për kërkesën e dërguar në Komisionin e Ligjeve. Ndërkohë mbërritjen e kërkesës për shkarkimin e Çefës, e konfirmon edhe KLD-ja. Sipas KLD-së kërkesa bëhet me motivin ‘për shkelje në detyrë’. Në lidhje me kërkesën ka reaguar edhe vetë nënkryetari i KLD-së Elvis Çefa i cili shprehet se javën që vjen do të përgjigjet zyrtarisht. “Respektoj vizitën e Papës, s'dua të tërheq vëmendjen. Do shprehem zyrtarisht javën e ardhshme”, shprehet Çefa.
39 deputetë i kërkojnë Kuvendit shkarkimin e Elvis Çefës nga KLD
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Unë bëj burg, ti bën lek nga regjimi i Ramës. Ke marrë tendera e koncesione!
Ndërron jetë piloti i F1, në vitin 2001 humbi të dyja këmbët
Nuk iu pranua kandidimi për kreun e partisë, Kokalari nxjerr dokumentin: Shihemi në gjyq Sali Berisha!
Matura Shtetërore 2026, nisin aplikimet për formularin A1/ A1Z





