Durrës, 19 shtator 2014-Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e djeshme. Mësohet se Besnik Gaxha, i shpallur në kërkim për “tentativë vrasje me dashje” dhe Visar Gjomarkaj, janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë. 49-vjeçari Gaxha është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë më 30 maj të këtij viti me “arrest me burg” për veprat penale të “Vrasjes me dashje mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Burime nga blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se më 22 maj të këtij viti, në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë, në bashkëpunim me Dëfrim Gaxha dhe Shpëtim Gaxha  kanë tentuar të vrasin personin e identifikuar me inicialet L.B., duke  e plagosur atë në këmbë e krah. Sa i takon 25 vjeçarit Gjomarkaj, ai u kap në flagrancë ditën e djeshme rreth orës 19:00 në zonën e Kënetës në Durrës, pasi pritej të kryente një vepër të rëndë penale. Nën cilësinë e provës materiale i janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një krehër me 28 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm. Vijojnë hetimet intensive në të dyja rastet për të zbardhur të plota detajet e ngjarjeve.

/agjencia e lajmeve Dyrrah/