USA 19 Shtator 2014 – Agjencia Hapësinore Amerikane NASA ka kryer disa teste të çuditshme mbi Paqësor. Ajo po kryen prova me një mjet të ri hapësinor për t’u ulur mbi sipërfaqen e Marsit. Ky mjet i ri është një disk fluturues i ndërtuar nga Agjencia për të perfeksionuar uljet në Mars. Gjithçka bëhet për të shpejtuar procesin e uljes së disa astronautëve mbi sipërfaqen e planetit të kuq.
/"Agjencia e Lajmeve Dyrrah"/