Dyseldorf, 17 shtator– Një 34-vjeçar nga Shqipëria është shpallur në kërkim në Gjermani, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Burime policore thanë se Bledi (Bledar) Manaj akuzohet se këtë të hënë, në 15 shtator, i nguli thikën disa herë në trup një turku, 43-vjeçar në një lokal nate në Dylsedorf. Turku i plagosur bëri vdekje klinike, por ndihma e shpejtë arriti t’i shpëtojë jetën. I plagosuri, në gjendje të rëndë shëndetësore u shtrua në repartin e reaminacionit në klinikën universitare.
Manaj ka precedentë penalë për dhunë, plagosje, madje në një rast ai i këputi veshin me dhëmbë njërit prej viktimave të veta. Polica ka ofruar një shpërblim prej 1.000 eurosh për këdo që jep informacione për vendndodhjen e Bledar Manajt.
/gje.th. agjencia e lajmeve Dyrrah/





