Durrës, 17 Shtator 2014 – Dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike  u evidentuan dje në territorin e rrethit Krujë, me një total prej 9 parcelash me 465 rrënjë bimë narkotike. Konkretisht, në fshatin Verjon Komuna Nikël u gjetën të kultivuara 7 parcela me 400 rrënje bimë të mbjella Canabis Sativa,  të cilat u asgjësuan. Ndërsa në fshatin Kurcaj u gjetën të kultivuara 2 parcela me 65 rrënjë Canabis Sativa, të cilat u asgjësuan. Policia tha se lidhur me dy rastet po punohet për identifikimin e  autorëve të kultivimit. Ndërkohë dy raste të tregtimit të substancave narkotike u evidentuan e proceduan penalisht ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. U bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Armano Bejko, banues në Durrës. Policia tha se dje në orën 09.00, në lagjen 16 të qytetit, personit në fjalë iu gjet dhe  bllokua në cilësinë e provës materiale 3 gramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Gjithashtu u arrestua në flagrancë 27-vjeçari Denis Rusi, banues në Durrës, sepse rreth orës 15.30 po të ditës së djeshme, në lagjen Nr 8 Durrës, gjatë kontrollit personal të ushtruar iu gjetën  dhe  sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza me  lende të dyshuar si  heroinë, e cila nga peshimi rezultoi në sasinë e 1.5 gramëve.

/agjencia e lajmeve Dyrrah/