Durrës, 17 shtator -Një vjedhje me thyerje është regjistruar në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen duke u gdhirë dita e sotme në njësinë tregtare në pronësi të 54 vjeçarit me iniciale L. M. Sipas policisë, nga marketi janë vjedhur vetëm 30 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. Ende nuk dihen autorët e vjedhjes.
/agjencia e lajmeve Dyrrah/





