“Sony” nuk do të paguajë divident për herë të parë në historinë e saj 56-vjeçare si kompani publike. Kompania ka rishikuar të bilancin e saj vjetor, duke i shtuar buxhetit një shumë prej 1.7 miliardë dollarësh me qëllim kompensimin e dëmeve të mundshme. Kjo lidhet drejtpërdrejtë me biznesin Mobile Com të “Sony”-t, ku kompania thotë se i ka mbivlerësuar të ardhurat nga smartfonët dhe tabletët dhe tani ka vendosur të ndryshojë strategjinë dhe të pranojë humbjen. Si rezultat, Sony ka parashikuar në fund të mbarimit të vitit fiskal, në mars, një humbje prej 2.1 miliardë dollarë. Kompania shprehet se strategjia për shitjen e smartfonëve nuk ka dhënë rezultate, por strategjia e re që do të vendoset është ndërtuar për të zvogëluar riskun, paqëndrueshmërinë dhe për të sjellë fitime më të larta.