Durres, 16 shtator 2014 – Teuta dhe Laçi ndan nga një pikë në përballjen në “Niko Dovana”. Skuadrat dhanë maksimumin në katërkëndëshin e blertë, duke zhvilluar një lojë me nivel mbi normalen për kampionatin shqiptar. Dyluftimet në mesfushë nuk kishin të numëruar, sikurse edhe kartonët e nxjerrë nga kryesori Meto, i cili kërkonte të kishte nën kontroll situatën. Dyluftimet shoqëroheshin shpeshherë me kontestime. Lojtarët e të dyja skuadrave me dhjetëra raste rrethonin gjyqtarin, duke kontestuar ashpër vendimet e tij. Gjithsesi për kryesorin gjithçka ishte normale dhe loja vazhdon, madje me ritëm më të shpejtë. Megjithatë edhe pse Teuta e zhvendosi lojën në fushën e kundërshtarit me kalimi e minutave sërish nuk arrin të shënojë dhe shpërdoron raste duke mos marrë më shumë se një pikë në Niko Dovana. Trajneri i Teutës Hasan Lika deklaroi se skuadra luajti mirë dhe ka ngritje në lojën e saj nga ndeshja në ndeshje, por ishin shpërdorimet e shumta të lojtarëve të tij. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari mjaftë të fortë si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Taktikisht ishim shumë mirë, por shpërdoruam shumë raste. Disa individë nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, kjo si pasojë edhe e kundërshtarit. Laçi është një kundërshtar me vlera. U përpoqëm ta ngrinim lojën tonë dhe në disa raste ishim shumë mirë dhe e dominuam kundërshtarin, por gabonim në finalizim.
/Agjencia e lajmeve Dyrrah/





