16 Shtator 2014 – Jose Morinho rikthehet të flasë për aventurën e tij te Relai i Madridit, ku dështoi të fitonte Champions League, trofe të cilin e ka shijuar kur drejtonte Porton dhe Interin. Trajneri portugez në njëfarë mënyrë ndihet I tradhtuar nga Kristiano Ronaldo, që humbi 11-metërsh e parë në gjysmëfinalen e kthimit me Bayernin në sezonin 2011-2012, teksa të dyja sfidat kishin përfunduar me të njëjtin rezultat 2-1.   

"Fakti që kam fituar dy Champions League e bëjnë të veçantë karrierën time. Në shumë raste kam arritur deri në gjysmëfinale dhe të them të drejtën disa eliminime kanë qenë të vështira për t’u pranuar. I tillë ishte edhe rasti e eliminimit nga Bayerni i Mynihut në 2012, kur lojtari ynë më i mirë dështoi në 11-metërshin e parë.”

Mourinho hodhi poshtë spekulimet se mund të marrë drejtimin e Portugalisë pas shkarkimit të Paulo Bentos, menjëherë pas humbjes 0-1 me Shqipërinë në sfidën e parë eliminatore të Euro 2016.  

"Kurrë nuk më kanë pyetur nëse jam gati ta marr këtë detyre, por edhe nëse do ta kishin bërë, nuk do ta pranoja. Shumë i çuditur me situatën e krijuar. Sigurisht që nuk është hera e parë që një trajner shkarkohet pas një apo dy ndeshjesh, madje kjo ka ndodhur edhe gjatë fazës përgatitore. Nëse Bento do të vendoste për t’u larguar në fund të Botërorit, Federata Portugeze e Futbollit do të kishte gjetur një trajner të ri dhe kjo do të ishte normale. Por pas vetëm një humbjeje, kjo duket shumë e çuditshme.”